I shokuar nga ngjarjet në SHBA, “miti” Jordan dhuron shifrën marramendëse kundër racizmit

jordan 1100x620

Ai është një nga basketbollistët më të famshëm i të gjitha kohërave, ndoshta më i njohuri.

Por Michael Jordan, miti i Chicago Bulls, fama e të cilit u përditësua javët e fundit edhe falë një dokumentari mbi jetën e tij që pati sukses planetar por që shkaktoi edhe polemika,  është edhe një kampon i bamirësisë dhe aktivizmit.

Amerikani ka mbetur i shokuar nga faktet e Minepolis, që i kushtuan jetën afro-amerikanit George Floyd, dhe vala e protestës që pasoi në gjithë territorin e Shteteve të Bashkuara.

Michael Jordan sot

Për këtë arsyeje ai ka vendosur të vendosë në dispozicion një shumë të madhe, rreth 100 milionë dollarë, që do të financoi për 10 vjet shoqatat që merren me tema si barazimi racor, e drejta sociale dhe aksesi në edukim.

“Deri kur racizmi i rrënjosur që shkakton falimentimin e institucioneve në vendin tonë nuk do të zhduket, do të jemi të angazhuar në mbrojtjen e jetës së  personave me ngjyrë”, deklaroi Jordan, fituesi i gjashtë kampionateve NBA gjatë viteve ’90.