Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Nis draftimi i reformës, javën tjetër Këshilli Politik e dërgon në Parlament

Nga A2 CNN
6 Qershor 2020, 18:56 | Politikë
Nis draftimi i reformës, javën tjetër Këshilli Politik e

Pasditen e sotme, katër negociatorët e Këshillit Politik u rimblodhën për të nisur punën që marrëveshjen e mbyllur një ditë më parë ta kthejnë në dispozita ligjore.

Ata kanë qëndruar në ambientet e Pallatit të Kongreseve për rreth një orë. Në përfundim, dy përfaqësuesit e opozitës u larguan pa dhënë deklarata. Ndërsa përfaqësuesi i mazhorancës socialiste, Damian Gjiknuri, shpjegoi se katërshja u la disa detyra ekspertëve ligjorë që janë angazhuar në kuadër të Këshillit Politik.

“Besoj se brenda javës që vjen do të mbyllim të gjithë paketën ligjore, për të materializuar marrëveshjen”, tha Gjiknuri, ndërsa shtoi se menjëherë më pas ajo do t’i kalojë Komisionit të Reformës Zgjedhore në Parlament. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani