Opozita parlamentare takon ambasadorët: Pa lista të hapura dhe votën e emigrantëve, nuk votojmë reformën

Publikuar më: 6/6/2020, ora 09:22

Opozita parlamentare takon ambasadorët: Pa lista të hapura dhe votën e emigrantëve, nuk votojmë reformën

Publikuar më: 6/6/2020, ora 09:22

Përfaqësuesit e opozitës parlamentare në Kuvend u priten sot në orën 10 në rezidencën e ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim.

Shkaku i vizitës mësohet të jetë sërish reforma zgjedhor. Tri ditë më parë, disa prej tyre kanë dërguar një letër ambasadores Kim dhe atij të BE-së Luigi Soreca ku nënvizohej fakti që ata cilësonin të tentativat për marrëveshje të partive të mëdha si një “pazar” dhe duke kërkuar kalimi në një sistem me lista të hapura, diçka që nuk u arrit gjatë marrëveshjes së djeshme të Këshillit Politik.

Ditën e djeshme, palët e përfaqësuara në Këshillin Politik arritën marrëveshjen për reformën zgjedhore, përmes ndihmës së Komisionit Europian dhe ndërhyrjes me negociata nga ambasadorët në vend.

Në takim ishte prezent edhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca. Në përfundim, kreu i grupit demokrat, Myslim Murrizi, tha se deputetet e opozitës nuk do ta votojnë atë që ai e konsideroi si pazar.

“Ishte një takim miqësor, ku shprehem votën tonë kundër pazarit të pistë të atyre që kanë marrë peng zgjedhjet në 25 viteve të fundit. Kërkojmë lista të hapura, administratë zgjedhore apolitike dhe votën e emigrantëve, përndryshe 39 deputetet nuk do të votojnë asnjë shtesë tjetër”, deklaroi Murrizi.