Albin Kurti u rikthehet protestave

Publikuar më: 7/6/2020, ora 20:32
albin Kurti 1024x614

Albin Kurti u rikthehet protestave

Publikuar më: 7/6/2020, ora 20:32

Pas rrëzimit nga qeveria, Albin Kurti do t’u rikthehet protestave. “Tubim në Sheshin ‘Skënderbeu’, të premten më 12 qershor”, kështu e nis njoftimin kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, në një status të publikuar në Facebook.

Kurti shkruan se ky tubim përkon me 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe 15 vjetorin e Vetëvendosjes, ndërsa shprehet se vijon mbledhja e firmave për peticionin “Duam Zgjedhje”.

Mbajtja e zgjedhjeve të reja në Kosovë, u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese, e cila i dha të drejtë presidentit Thaçi të mandatojë në krye të qeverisë Avdullah Hotin. Menjëherë pas marrjes së detyrës, Hoti, shfuqizoi vendimet për reciprocitet me Serbinë, duke hequr kështu të gjitha barrierat në shkëmbimet tregtare.

Sipas kryeministrit të ri, kjo është një masë e përkohshme për të rivendosur dialogun mes dy shteteve. Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, presidenti serb Vuçiç shprehet se ky hap i qeverisë së Kosovës i hap rrugë dialogut, ndërsa nënvizoi se po e pret ardhjen e përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, për propozime konkrete.