Ndërron jetë në moshën 39-vjeçare aktori i njohur indian

Sarja 1100x620

Aktori i njohur indian, Chiranjeevi Sarja, ka ndërruar jetë në moshën 39-vjeçare pas një sulmi në zemër.

Sarja ka luajtur në më shumë se 20 filma, ndërsa kulmin e arriti në filmin “Amma I Love You”. Ai vinte nga një familje aktorësh, ndërsa ishte martuar dy vite më parë me aktoren Meghana Raj, shkruan CNN.

“Është shokuese të dëgjosh lajmin e vdekjes së artistit të madh Chiranjeevi Sarja nga një sulm ne zemër. Është tronditëse”, shkroi në Twitter Yediyurappa, një zyrtar vendas.

“Një humbje tragjike për kinematografinë indiane. Do të na mungosh të gjithëve”, ishin disa nga postimet në rrjetet sociale nga fansat e 39-vjeçarit, tashmë të ndarë nga jeta.