Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Ronaldo vishet si Aladini i përrallave për festën e binjakëve

Nga A2 CNN
7 Qershor 2020, 10:26 | Lifestyle

Nuk mund të ishte përveçse përrallore festa e binjakëve të futbollistit Cristiano Ronaldo për 3 vjetorin e tyre të lindjes dhe me këtë rast e gjithë familja u shndërrua në superheronjë dhe personazhe të filmave me kartona.

Familja është fotografuar në apartamentin e tyre në Torino ndërsa shënojnë këtë moment të rëndësishëm në jetën e vogëlushëve.

Në festë mami Georgina shfaqet e veshur me një kostum të Power Rangers, Cristiano Jr është maskuar si Hulku, Alana është një princeshë me kurorë, ndërsa vogëlushët që kanë ditëlindjen Mateo dhe Eva janë veshur si Spiderman dhe Rapunzel.

Babai Cristiano Ronaldo nuk mund të ishte ndryshe nga shpirti i festës dhe ka veshur një kostum si Aladini i përrallave.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani