Uniforma e shkollës s’bën më pas karantine, video bëhet virale

Video e një djali vetëm 5 vjeç në Kinë ka marrë me miliona shikime në rrjetet sociale. Arsyeja? Shumë persona kanë gjetur veten te ky fëmijë, pas karantine.

Djali ka qëndruar 4 muaj në karantinë dhe ka shtuar “pak” në peshë, aq “pak” sa uniforma e tij e shkollës nuk i bën më. Ai mundohet të ulë barkun, ndërsa gjyshja tenton t’i mbërthejë kopsat, por duket e vështirë. Reagimi i fëmijës ka argëtuar me miliona persona.