Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Dasmë në protestë, çifti feston me aktivistët e “Black Lives Matter”

Nga A2 CNN
8 Qershor 2020, 15:39 | Lifestyle

Një çift në Filadelfia festoi ditën më të bukur të jetës përkrah protestuesve. Ata ishin detyruar të shtynin ditën e dasmës për shkak të pandemisë së koronavirusit, por nuk e shpërdoruan mundësinë për të shëtitur krah aktivistëve të lëvizjes “Black Lives Matter” kur dolën nga hoteli i tyre.

Të sapomartuarit, Dr. Kerry Anne Perkins dhe Michael Gordon, vendosën të përfshinin festën e tyre me protestuesit, të cilët i uruan për këtë veprim. Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ata u panë të ngrinin grushtet e mbledhur në ajër.

Festa në rrugë përmbushi edhe dëshirën e tyre për të organizuar një dasmë të madhe, që ishte zvogëluar në numër për shkak të Covid-19.

https://www.instagram.com/p/CBK2-nrgLqz/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani