Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Dialogu me Serbinë, Thaçi kërkon unitet politik: Jemi gati për bisedime

Nga A2 CNN
8 Qershor 2020, 14:24 | Kosova
Dialogu me Serbinë, Thaçi kërkon unitet politik: Jemi gati

Kosova është e gatshme të rikthehet në tryezën e negociatave me Serbinë. Pohimi erdhi nga presidenti Hashim Thaçi, disa ditë pas largimit të masave të reciprocitetit.

Kreu i shtetit mbështeti vazhdimin e dialogut, me synimin për të arritur njohjen reciproke dhe përshpejtimin e anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Për të arritur këtë, Thaçi kërkoi unitet nga spektri politik.

https://a2news.com/2020/05/27/rinisja-e-dialogut-me-serbine-raportuesja-e-pe-per-kosoven-kritikon-presidentin-thaci/

“Ne përballë Serbisë gjithmonë kemi qenë të bashkuar, si shoqëri, institucione dhe media kemi dalë mirë”, deklaroi ndër të tjerat Thaçi.

Sa i përket udhëheqjes së delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, ai tha se kjo nuk është në garë, por theksoi se përballë Beogradit të gjithë duhet të plotësojnë njëri-tjetrin.

https://a2news.com/2020/05/07/dialogu-me-serbine-thaci-kosova-te-pranohet-si-shtet-i-pavarur-dhe-sovran/

Thaçi shtoi se Prishtina do të punojë për zbatimin e marrëveshjeve të fundit të arritura me Serbinë. Presidenti foli ndër të tjera edhe për pandeminë Covid-19 gjatë një konference për shtyp, ku kërkoi respektim të masave kufizuese të vendosura për të frenuar përhapjen.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani