Fotografi sjell portretet e “alienëve të thellësive”

Nga A2 CNN
8 Qershor 2020, 16:01 | Fotolajme

Një zhytës ka arritur të fotografojë disa prej krijesave më të rralla të ujërave, të quajtura “alienët e thellësive”, që jetojnë në temperatura nën zero gradë në mbi 150 metra thellësi në Detin e Bardhë.

Alexander Semenov, biolog detar nga Moska, mundi të qëndronte vetëm 40 minuta brenda ujërave të akullta. Edhe pse vetë ai arriti në vetëm në thellësinë prej 60 metrash, falë një aparati fotografik të teknologjisë së lartë, arriti të kapte krijesat e detit që jetonin edhe më poshtë se aq.

“Këto krijesa mund të kenë miliona vite që notojnë aty dhe përgjatë kohës, kështu që jam me shumë fat që kam mundur t’i shoh me sytë e mi”, tha Semenov. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos