Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Gjithçka gati për të nisur futbolli në Spanjë dhe Itali

Nga A2 CNN
8 Qershor 2020, 15:29 | Futboll
Gjithçka gati për të nisur futbolli në Spanjë dhe

Kampionati gjerman theu heshtjen e gjatë që shkaktoi pandemia, por tani spektakli i futbollit është gati të rikthehet thuajse në të gjithë Europën.

Duke nisur nga kjo fundjavë, do të rifillojë La Liga spanjolle e cila ka mbetur pezull me Barcelonën që kryeson me 2 pikë më shumë se Reali i Madridit. Kampionati në Spanjë rifillon ditën e enjte në orën 22:00, me takimin Sevilia-Real Betis.

Në Itali futbolli rikthehet me Kupën e Italisë. Juventus-Milan, gjysmëfinalja e kthimit është ndeshja e parë që do të luhet. Napoli-Inter do të pasojë një ditë më vonë ndërkohë që Serie do të nisë në datën 19 qershor.

Prej ditës së enjte, futbolli do të rinisë edhe në kampionate me nivele më të ulëta, si në Turqi apo Rumani.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani