Konsumi në krizë, bizneset deklarojnë rënie drastike të xhiros

Publikuar më: 8/6/2020, ora 16:11

Konsumi në krizë, bizneset deklarojnë rënie drastike të xhiros

Publikuar më: 8/6/2020, ora 16:11

Muaj të tërë në izolim dhe mungesa e të ardhurave për dhjetëra mijëra familje kanë dhënë një ndikim të fortë negativ në ekonomi. Situata në terren flet qartë për një krizë të thellë, që pohohet nga të gjitha bizneset. Javët e para të rifillimit të aktivitetit kanë qenë më të vështirat, madje një pjesë e sipërmarrjeve u shtynë drejt falimentit. Pjesa tjetër deklaron sot se xhiroja është ende shumë larg normalitetit.

Përballë pasigurive të situatës dhe rënies së të ardhurave që ata marrin, konsumatorët deklarojnë se janë të stepur për të kryer çdo shpenzim që nuk hyn në listën e shportës bazë.

Për të nxitur sa më shumë blerjet, bizneset jo vetëm që nuk kanë rritur çmimet, por kush mundet po aplikon zbritje dhe oferta. Megjithatë kjo është e pamjaftueshme për të thyer rrethin vicioz të krizës së konsumit, që pa një ndërhyrje emergjente rrezikon të tejzgjatet dhe të lërë pas mijëra të papunë.