Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

KQZ e re, amendamentet e marrëveshjes, si do të ndahen kompetencat mes 3 organeve?

Nga A2 CNN
8 Qershor 2020, 16:31 | Politikë
KQZ e re, amendamentet e marrëveshjes, si do të ndahen kompetencat mes

Ekspertët ligjorë të Këshillit Politik kanë përkthyer tashmë në amendamente marrëveshjen politike të firmosur në anglisht të premten e kaluar.

Detajimi hedh më shumë dritë mbi KQZ-në e re që do të përbëhet nga 3 organe drejtuese: Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve me mandat 7-vjeçar të përtëritshim, Komisioni Rregullator me 5 anëtarë dhe mandat 5-vjeçar, si dhe Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, gjithashtu me 5 anëtarë, por me mandat 9-vjeçar.  

Edhe nënkomisioneri që do të ndjekë çështjen e identifikimit elektronik, do të gëzojë një mandat 7-vjeçar. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve është organ monokratik dhe ka mes të tjerash këto kompetenca.

Drejton dhe mbikëqyr veprimtarinë e administratës zgjedhore përgjatë zgjedhjeve dhe referendumeve. Vë në lëvizje Rregullatorin dhe KAS-in. Emëron dhe shkarkon anëtarët e KZAZ-ve. Miraton shpërndarjen e mandateve në zgjedhjet për Kuvendin dhe për këshillat vendore, si dhe jep mandatet për çdo deputet

Në katin e dytë, atë të Komisionit Rregullator, gjenden të tjera kompetenca të rëndësishme.

Rregullatori shqyrton dhe miraton projekt-aktet e përgatitura nga administrata e KQZ-së për: a) kufijtë e zonave të administrimit zgjedhor; b) numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore për zgjedhjet në Kuvend; c) përdorimin e sistemeve apo pajisjeve të teknologjisë së informacionit për të mbuluar aspekte apo procedura të veçanta të procesit zgjedhor, ose heqjen e tyre nga përdorimi; ç)  zhvillimin për herë të parë të votimit nga jashtë vendit; d) rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në shkallë vendi

https://a2news.com/2020/06/06/permbajtja-e-marreveshjes-kqz-e-re-identifikim-biometrik-ndoshta-depolitizim-ne-2025/

KAS do të ketë përgjegjësinë e ankimimit dhe sanksioneve, me fuqinë për të anuluar pjesërisht apo plotësisht zgjedhjet.

Kompetencat e KAS a) vendos për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve, në një ose më shumë qendra votimi, në një ose më shumë zona zgjedhore apo në të gjithë vendin, si dhe për përsëritjen e pjesshme ose të plotë të zgjedhjeve; b) shqyrton dhe zgjidh në rrugë administrative ankesat ndaj akteve të Komisionerit; c) shqyrton dhe zgjidh në rrugë administrative ankesat e subjekteve zgjedhore ndaj vendimeve të KZAZ-eve; ç) vlerëson performancën e zyrtarëve zgjedhorë, për çështjet që shqyrton; d) vendos masa disiplinore ndaj zyrtarëve zgjedhore, sanksione administrative kundër subjekteve/kandidatëve

Anëtarët e të tre këtyre organeve duhet të votohen në Kuvend me shumicë të cilësuar prej 3/5 dhe nëse kjo nuk arrihet, atëherë hidhen në short, mes listës së kandidatëve që një Komision i Posaçëm i ka dërguar seancës.

Paraqitja e kandidaturave bëhet nëpërmjet vetofrimit ose propozimit nga grupet parlamentare ose deputetët e veçantë. Komisioni i posaçëm parlamentar vlerëson me pikë kandidatët që plotësojnë kushtet dhe kriteret e përcaktuara. Komisioni i paraqet Kuvendit për votim listën e kandidatëve, e cila përmban deri në 20 emrat e kandidatëve kalues, me vlerësimin më të lartë

Në përfundim, drafti që pritet të kalojë në Kuvend, kujdeset edhe për fatin e anëtarëve aktuale të KQZ-së, duke u lejuar të gëzojnë pagat aktuale, deri në përfundim të mandatit. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë