Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kriza rrit inflacionin, arriti 2,1% në maj pas shtrenjtimit të ushqimeve

Nga A2 CNN
8 Qershor 2020, 16:17 | Aktualitet

Kriza e koronavirusit ka detyruar qytetarët që të shpenzojnë vetëm për ushqime. Këtë e tregojnë të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave për inflacionin, i cili muajin e kaluar arriti në 2,1%, duke u rritur me 0,6% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Rritjen më të madhe të çmimeve e ka shënuar grupi i “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 4,9%, kryesisht për kategoritë e fruta dhe perime, ndjekur nga ai i “Argëtim dhe Kulturë” me 2,7%. 

Konsumatorët kanë paguar më shtrenjtë edhe për kafenetë dhe restorantet, çmimet e të cilëve u rritën ndjeshëm gjatë Majit, kohë kur rinisën aktivitetin pas më shumë se dy muaj pezullim. Një shtrenjtim jo të vogël muajin e kaluar ka parë edhe grupi i “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji me 1,4%.

Ndërkaq, çmimet e transportit nga ana tjetër, një nga sektorët më të goditur për shkak të pandemisë u ulën me 3,7%, pasuar nga grupi i veshje dhe këpucë me 0,7%.

A2 CNN Livestream

Dita jonë