Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rikthehen xhirimet në Hollivud, skenat e seksit do të realizohen vetëm me kompjuter

Nga A2 CNN
8 Qershor 2020, 12:40 | Showbiz
Rikthehen xhirimet në Hollivud, skenat e seksit do të realizohen

Kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit ka bërë që filmat hollivudianë të heqin skenat e seksit ose t’i realizojnë ato me kompjuter.

Në 12 qershor do të lejohen xhirimet e filmave apo serialeve dhe, sipas “The Sun”, regjisorët janë urdhëruar që të respektojnë në maksimum rregullat e distancimit social.

Aktorët dhe stafi i xhirimeve do të testohen çdo ditë për Covid-19, ndërsa nuk do të lejohen skenat intime. Një dokument me 22 faqe u kërkon të gjithë prodhuesve të filmave që “skenat me kontakt të afërt të rishkruhen, të hiqen ose të realizohen me kompjuter”.

Në Los Angeles, që është shtëpia e pothuajse të gjithë filmave dhe studiove televizive, ka pasur deri më sot rreth 60 000 raste me Covid dhe mbi 2500 viktima.

A2 CNN Livestream

Dita jonë