Zgjedhje të parakohshme? PS: Vendoret nuk përsëriten, parlamentaret më 9 maj

Përditësuar më: 8/6/2020, ora 13:50

Zgjedhje të parakohshme? PS: Vendoret nuk përsëriten, parlamentaret më 9 maj

Përditësuar më: 8/6/2020, ora 13:50

Socialistët mohojnë kalimin në zgjedhje të parakohshme vendore, dhe përzgjedhjen e kandidatëve për kryetarë bashkie mes demokratëve, e lidhin me presionet e brendshme të partisë opozitare.

“Tani që Basha nuk di se si të mbajë Xhelal Mziun me gajret dhe synon që t’i gënjejë përsëri, është çështje e brendshme e PD. Zgjedhjet për organet e pushtetit vendor duhet të jenë me ndryshimet e reja në kod në 15 prill-15 maj të vitit 2023”, tha kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, për mediat.

Sa i përket zgjedhjeve parlamentare, numri dy i PS-së sugjeroi edhe një datë që sipas tij do të ishte më e përshtatshmja. “Besoj se 9 maji i vitit 2021 është datë shumë kuptimplotë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, sepse është jo vetëm Dita e Europës, por edhe dita e fitores mbi fashizmin, kështu që presidenti kur të mendojë për datën e zgjedhjeve ta shqyrtojë edhe këtë data dhe ne socialistët jemi dakord që kjo datë të jetë një ditë që shqiptarët të shprehin vullnetin e tyre të mirë. Më vjen mirë që PD u tërhoq nga kërkesat e veta imagjinare”, tha Balla.