Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Conor McGregor "zgjedh sportin" e ri

Nga A2 CNN
9 Qershor 2020, 21:40 | Sporte të tjera

Vetëm dy ditë më parë, ylli i luftimeve të UFC, Conor McGregor, shokoi fansat e tij kur përmes një postimi në rrjetet sociale njoftoi tërheqjen përfundimtare nga sporti.

Ndërkohë, të hënën irlandezi 31-vjeçar është shfaqur për herë të parë në publik që pas tërheqjes nga sporti dhe këtë e ka bërë në brigjet e Dublinit, teksa është fotografuar me motor uji.

Edhe pse një nga figurat më të dashura për fansat e UFC-së dhe një nga personazhet që ka prodhuar më shumë lajme, McGregor duket se nuk e ka vuajtur shumë largimin nga sporti që e bëri atë të famshëm në të gjithë botën.

Ndërkohë, vendimi i tij duket se i ka lënë të gjithë pa fjalë në një kohë kur pritej ndeshja me legjendën e UFC, Anderson Silva dhe një luftim i mundshëm “hakmarrje” ndaj rivalit të përjetshëm Khabib Nurmagomedov.

A2 CNN Livestream

Dita jonë