Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Grindja për fletëpalosjet, Koreja e Veriut ndërpret linjat e komunikimit me Jugun

Nga A2 CNN
9 Qershor 2020, 14:55 | Bota
Grindja për fletëpalosjet, Koreja e Veriut ndërpret linjat e

Koreja e Veriut ka ndërprerë të gjitha linjat e komunikimit me Jugun, përfshirë linjën direkte mes liderëve të dyja vendeve. Peniani paralajmëron se ky ishte i pari i një sërë veprimesh që do të ndërmarrë dhe e përshkruan Korenë e Jugut si armik.

Vendimi për të pezulluar linjat e komunikimit erdhi pasi motra e liderit të Koresë Komuniste i kërkoi Seulit që të ndalonte dërgimin e fletëpalosjeve që nxisnin dezertorët të largoheshin nga vendi. Kim Yo-jong tha se fushata e fletëpalosjeve ishte një akt armiqësor që shkelte marrëveshjet për paqe të arritura në samitin e 2018-s mes Kim Jong un dhe presidentit të Koresë së jugut Moon Jae-in.

Që prej atyre bisedimeve u vendos dhe një zyrë kufitare për të ulur tensionet, por pas grindjes së fundit edhe ajo u mbyll. Ndërkohë, për shkak të fletëpalosjeve u mbajt dhe një protestë kundër Koresë së jugut në Penian.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani