Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Seria A, gjobë ose përjashtim për klubet që shkelin protokollin e masave higjienike

Nga A2 CNN
9 Qershor 2020, 08:20 | Futboll
Seria A, gjobë ose përjashtim për klubet që shkelin

Zero tolerancë për personat apo klubet që do të shkelin protokollin e masave higjenike ndaj Covid-19. Federata Italiane e Futbollit (FIGC) është e qartë në komunikimin e saj, ndërsa do të ndëshkojë rëndë skuadrat që do të thyejnë rregullat e paracaktuara.

Nga gjoba financiare deri te përjashtimi nga kampionati për sezonin 2019-2020. Ky do të jetë dënimi në Itali, i cili do të jepet në bazë të riskut që shkelja do të ketë për shëndetin e një futbollisti, ekipi, arbitri, apo kujtdo që do t’i ekspozohet virusit.

31 inspektorë të higjienës, të caktuar nga Këshilli Federal, do të jenë duke mbikëqyrur kampionatin italian të futbollit deri në përfundimin e tij.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë