Kthehet Boko Haram, grupi i lidhur me ISIS kryen masakër në Nigeri

boko haram 1100x620

Një tjetër masakër në Nigeri, ku grupi fundamentalist Boko Haram ka kryer një sulm në një fshat të provincës së Gubios. Sipas dëshmive të të mbijetuarve, të paktën 70 persona kanë vdekur si pasojë e një sulmi të pamëshirshëm.

“Erdhën dhe filluan të gjuanin pa menduar nëse vrisnin, gra, pleq, fëmijë. Vranë edhe kafshët”, thotë njëri prej të mbijetuarve.

Nga viti 2009, grupi islamik i cili është i lidhur ngushtë me ISIS ka filluar një fushatë terrori kundra qeverisë qendrore nigeriane, me sulme dhe atentate të vazhdueshme, dhe rrëmbimin e dhjetëra vajzave.

Si pasojë e konfliktit, rreth 36 mijë persona kanë vdekur dhe dy milionë janë shpërngulur nga zonat  e kontrolluara nga grupi terrorist.