Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Pipero për situatën: Shifrat e pritshme pas hapjes, agresiviteti ka rënë

Nga A2 CNN
10 Qershor 2020, 16:03 | Aktualitet
Pipero për situatën: Shifrat e pritshme pas hapjes, agresiviteti ka

Shtimi i rasteve pozitive me koronavirus ishte i pritshëm nga specialistët. Pëllumb Pipero tregon për A2 arsyet që na çuan në shifrat më të larta të të infektuarve që nga fillimi i epidemisë.

“Në radhë të parë është heqja e të gjitha masave kufizuese 10-15 ditë më përpara, së dyti është hapja e shumë aktiviteteve ekonomike, baret restorantet, një ndikim kanë pasur edhe tubimet dhe protestat e ndryshme. Po ashtu, një arsye tjetër që e besoj fort është shtimi i numrit të testimeve përmes gjurmimit”, u shpreh Pipero.

Mjeku i shërbimit infektiv, pranon se me hapjen e plotë të vendit ra vigjilenca e qytetarëve, madje edhe e vetë stafeve mjekësore të cilët krijuan vatra infeksioni në shërbime të caktuara. Por sipas Pëllumb Piperos, situata pritet të përmirësohet pasi agresiviteti i virusit ka rënë.

“Ky është konstatim edhe i kolegëve në botë, ka rënë transmetueshmëria dhe virulenca, por virusi vazhdon të qarkullojë. Koha e gjatë e ekspozimit bën të kemi raste të tjera pozitive dhe të sëmurë. Ndaj, duhet të kemi shumë kujdes. Pas 3 ditësh, situata besoj do të përmirësohet”, shprehet mjeku.

Mjeku i shërbimit infektiv thekson se virusi do të jetë në qarkullim, ndaj këshillon popullatën të respektoje masat mbrojtëse për të krijuar imunitet ndaj virusit.

"Të respektojmë në maksimum distancën fizike dhe vendosjen e maskave në ambiente publike krahas higjienës së duarve. Kaq mjafton që edhe nëse ekspozohemi ndaj virusit, të mos sëmuremi, por të fitojmë imunitet”.

Ajo që nuk pritej këtë periudhë nga mjekët është rritja e shtrimeve në spital. Për Pëllumb Piperon, ekspertët duhet të vlerësojnë situatën dhe masat mbrojtëse të popullatës në periudhën e rihapjes.

A2 CNN Livestream

Dita jonë