Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

FMN: 100 milionë persona mund të përfundojnë në varfëri ekstreme

Nga A2 CNN
11 Qershor 2020, 21:13 | Bota
FMN: 100 milionë persona mund të përfundojnë në

Shefja e FMN, Kristalina Georgieva deklaroi ditën e enjte se qeveritë përreth botës kanë shpenzuar më shumë se 10 trilionë dollarë për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia dhe pasojat ekonomike të saj.

Sipas Georgieva-s, bota duhet të bëjë ende më shumë për të përballuar pandeminë dhe paralajmëroi se 100 milionë persona të tjerë mund të shtyhen drejt varfërisë ekstreme.

Drejtuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar tha se ishte një lajm i mirë që qeveritë kanë ndërmarrë masa të jashtëzakonshme për të shpëtuar jetë dhe mënyrën e jetesës, por shtoi se kriza po shton më shumë dhimbje për ata që janë më nevojtarë.

Ajo argumentoi se duhet ende stimuj financiarë nga buxhetet e qeverive, duke përfshirë këtu dhe sistemin shëndetësor për të minimizuar situata të ngjashme në të ardhmen.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani