Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Injorimi i sporteve të tjera, kaos në lojërat me dorë, asnjë njoftim se ç'do të ndodhë

Nga A2 CNN
11 Qershor 2020, 16:25 | Sporte të tjera
Injorimi i sporteve të tjera, kaos në lojërat me dorë,

Janë 2 javë nga komunikimi i fundit i Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për rikthimin e sportit në vend, veçanërisht për futbollin, nuk ka pasur asnjë njoftim tjetër se çfarë do të ndodhë me të gjithë sportet e tjera në Shqipëri.

Me sallat sportive që nuk lejohen ende të hapen, te kodrat e Liqenit Artificial në kryeqytet stërviten një numër i madh skuadrash të lojërave me dorë, të cilat janë të paqarta për fatin e sezonit dhe nuk dihet nëse përgatitjet e tyre do të kenë më vlerë për këtë sezon apo jo.

Në një kohë kur palestrave të fitness iu është hapur rruga për të rinisur aktivitetin, sallave sportive të lojërave me dorë ende iu mohohet diçka e tillë. Sipas Ministrisë, të zhvilluarit të ndeshjeve në ambiente të mbyllura përbën rrezik infektimi nga koronavirus.

E teksa nga autoritetet në vend nuk jepet asnjë udhëzim se çfarë do të ndodhë me kampionatet që kanë mbetur pezull në vend, dhjetëra ekipe, volejbolli, basketbolli, e jo vetëm, janë detyruar t’i drejtohen natyrës duke u përpjekur me vështirësi të ruajnë formën në rast se një ditë do të ketë një përgjigje për vijimin e sezonit.

Tirana është një prej klubeve të cilave iu është ndaluar stërvitja në parket sipas vendimit të Ministrisë. Klubi kryeqytetas i shumësportëshit është ndër më të penalizuarit pasi stërvitja në ambiente të mbyllura në rrethe nuk përbën shqetësim për autoritetet.

Situatën e krijuar, të paktën me klubet e kryeqytetit e vuajnë si volejbolli ashtu edhe basketbolli në vend. Lënia pezull e lojërave me dorë, krahas pezullimit të garës, ka ndikuar negativisht edhe te financat e sportistëve.

Mungesa e aktivitetit i ndalon të drejtën e marrjes së pagës lojtarëve të cilët janë pjesë e klubeve private, por edhe ato të cilat mbështeten nga bashkitë e qyteteve, prej muajsh nuk janë shlyer financiarisht. Basketbolli shqiptar prej ditësh ka publikuar protokollin e masave për të rifilluar kampionatin me kushtet e duhura higjienike.

Volejbolli ndërkohë do të mbledh së shpejti asamblenë e përvitshme për të marrë një vendim përfundimtar për fatin e sezonit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë