Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Mes perëndimit, Rusisë dhe Kinës, Serbia për dialogun me Kosovën: Jo me flamur të bardhë

Nga A2 CNN
11 Qershor 2020, 16:56 | Kosova
Mes perëndimit, Rusisë dhe Kinës, Serbia për dialogun me

Serbia dëshiron të balancojë marrëdhëniet me Perëndimin, Kinën dhe Rusinë teksa kërkon anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Pengesë për këtë është gjetja e një zgjidhjeje për çështjen e Kosovës. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç thotë se normalizimi i marrëdhënieve Prishtinë-Beograd nuk do të jetë i lehtë dhe se nuk do të pranojë gjithçka që kërkon pala shqiptare. Gjithashtu thekson se nuk do të pranojë kurrë pavarësinë e Kosovës.

“Le ta themi në këtë mënyrë, ne jemi gati të bisedojmë. Por, nëse ata presin që ne të ulemi në tryezë me një flamur të bardhë, kjo nuk do të ndodhë. Pyetja ime për disa njerëz, veçanërisht në Evropë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Rusi e Kinë është: na thoni ju çfarë lloj bisedimesh prisni kur Shqiptarët tregojnë përpara se cili duhet të jetë rezultati? Atëherë, për çfarë po flasim ne? Për teknikalitete apo për zbukurimin e realitetit?”- tha Vuçiç.

Sa i përket udhëkryqit në të cilin gjendet Serbia mes Perëndimit, Rusisë dhe Kinës, Vuçiç thotë se dëshiron që të ruajë marrëdhëniet aktuale me të gjitha palët. Presidenti shton se nuk ka ndërmend të zgjedhë mes këtyre faktorëve kryesorë dhe nënvizon rëndësinë e secilit prej tyre për Serbinë. Ndërkohë, Vuçiç ka ashpërsuar retorikën kundër pavarësisë së Kosovës kohëve të fundit për shkak të zgjedhjeve parlamentare që mbahen me 21 qershor. Sipas sondazheve, partia e tij Progresiste shikohet si më favoritja për fitimin e tyre. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë