Raporti për liritë fetare, Meta: Fund burokracive e korrupsionit për pronat fetare

Publikuar më: 11/6/2020, ora 12:29
meta 937x579

Raporti për liritë fetare, Meta: Fund burokracive e korrupsionit për pronat fetare

Publikuar më: 11/6/2020, ora 12:29

Presidenti Ilir Meta e konsideron realist raportin e DASH-it mbi liritë e besimit për Shqipërinë, ku ngrihet si shqetësim moskthimi i pronave të konfiskuara gjatë regjimit komunist, si dhe vështirësitë për marrjen e lejeve nga disa autoritete lokale.

Kreu i Shtetit apelon të gjitha institucionet përgjegjëse të mos zvarrisin këtë çështje dhe t’u jepet fund praktikave burokratike dhe korruptive.

Ky proces, thekson Meta, do të ndikonte në forcimin e pavarësisë së komuniteteve fetare, duke i mbajtur larg ndikimive të huaja, që synojnë dëmtimin e harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare.