Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Dënohen me 723 vite burg për një mashtrim me fruta deti

Nga A2 CNN
12 Qershor 2020, 10:13 | Lifestyle
Dënohen me 723 vite burg për një mashtrim me fruta deti

Dy pronarë të një restoranti peshku në Tajlandë janë dënuar me 723 vite burg, për një skemë mashtrimi me fruta deti.

Apichart Bowornbancharak dhe Prapassorn Bawornban kishin shitur bileta promocionale te klientë të ndryshëm, ku për një çmim shumë modest mund të përfitonin një vakt të majmë me fruta deti. Më vonë ata kishin refuzuar t’i njohnin kuponët, duke bërë që klientë të inatosur të ankoheshin për shërbimin e munguar.

Prokurorët thanë se dy të dënuarit ishin në dijeni se premtimi i kuponëve nuk mund të plotësohej. Ata janë arrestuar që prej shtatorit dhe kanë qëndruar pas hekurave që atëherë.

Gjykatat tajlandeze shquhen për dhënie dënimesh kaq të gjata, por sipas ligjeve në fuqi, të dënuarit nuk mund të qëndrojnë në qeli për më shumë se 20 vite. Në fillim, dënimi ndaj tyre ishte dhënë 1446 vite, por pasi kishin pranuar fajin, u ul në 723 vite.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani