MotoGP gati të nisë, publikohet kalendari i garave

motogp 1100x620

Botërori i MotoGP bëhet gati të ndezë motorët. Organizatorët e garave të shpejtësisë kanë bërë publik, tashmë edhe në mënyrë zyrtare, kalendarin e ri për vitin 2020.  

Sezoni i ri nis nga Jerez, në Spanjë, me dy gara të njëpasnjëshme, më 19 dhe 26 korrik.

Shteti iberik në fakt do të jetë qendra e garave, ku pritet të zhvillohen pjesa më e madhe e tyre.

Deri më tani janë konfirmuar 13 gara, të gjitha ato të Europës, ndërkohë që për garat jashtë saj pritet një vendim deri në datën 31 korrik.