Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Plani kombëtar i integrimit, Meta: I nxituar dhe pa institucion përgjegjës monitorimi

Nga A2 CNN
12 Qershor 2020, 19:50 | Politikë
Plani kombëtar i integrimit, Meta: I nxituar dhe pa institucion

Kritik ka qenë presidenti i Republikës kundrejt projekt-plan veprimit të qeverisë për integrimin. Ai e quan ngutje hartimin dhe prezantimin e këtij dokumenti, i bërë publik nga ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj.

Asnjë nga institucionet jashtë ekzekutivit nuk ishte njohur me të, argumenton Ilir Meta, i cili sugjeron që të përcaktohet se cili institucion do të marrë përsipër të udhëheqë apo monitorojë sesi po plotësohen 15 kushtet e vendosura nga Brukseli.

6 prej këtyre kushteve duhej të ishin plotësuar brenda qershorit, vëren presidenti, e më pas deri në vjeshtë, kur Këshilli Europian te miratojë kuadrin negociator me Shqipërinë, të mbyllen të gjitha.

Ndërkohë në plan-veprimin e qeverisë, sipas presidentit nuk përmenden fare procedimet penale ndaj të akuzuarve për shit-blerje votash.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani