Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Rezerva shtetërore si para xhepi”, polemika në Japoni, miliarda dollarë pa miratim në Kuvend

Nga A2 CNN
12 Qershor 2020, 16:18 | Bota
“Rezerva shtetërore si para xhepi”, polemika në Japoni,

Një fond emergjence prej 94 miliardë dollarësh, i cili mund të përdoret pa mbikëqyrje parlamentare, ka shkaktuar polemika në Japoni. Ligjvënësit e opozitës, të alarmuar nga shuma e paprecedentë, e akuzojnë kryeministrin Shinzo Abe se po e përdorë rezervën shtetërore si “para xhepi”.

Abe thotë se fondi do t’i lejojë qeverisë të luftojë impaktin e pandemisë koronavirus që ka goditur rëndë ekonominë e vendit.

 “Është një buxhet për të gjitha llojet e situatave të mundshme në të ardhmen. Do të menaxhojmë me shpejtësi këto situata për të shpëtuar shëndetin, punët dhe bizneset e qytetarëve. Fondi rezervë është llogaritur për këtë” deklaroi Shinzo Abe, kryeministri japonez.

Abe shton se do të raportojë në parlament, në kohën e duhur, lidhur me shpenzimin e këtyre parave. Por fondi është shumë i lartë, gati sa shpenzon Japonia për edukimin dhe mbrojtjen së bashku dhe ka shqetësime të mëdha lidhur me ndonjë keq menaxhim të tij.

“Është një çek i bardhë shumë i lartë, i cili do të lejë Japoninë me një precedent të keq”, thotë një zyrtar i ministrisë së financave që flet në kushtet e anonimitetit, pasi nuk është autorizuar të flasë publikisht.

Ndërkohë, Japonia aprovoi së fundmi dhe një shtojcë në buxhet prej 300 miliardë dollarësh, që do t’i bashkohet pakos me stimuj ekonomikë prej 1.1 trilionë dollarësh. Këto shifra tepër të larta u nxitën nga konkurrenca e fuqive të mëdha, që po bëjnë çmos për të shpëtuar ekonomitë e tyre të goditura rëndë nga pandemia.

A2 CNN Livestream

Dita jonë