Rikthehet kampionati spanjoll, Sevilla fiton derbin dhe ruan vendin e tretë

sevilla 600x338

Kampionati spanjoll i futbollit startoi një natë me parë me Sevilla që mundi në një “Ramon Sanchez Pizjuan” të boshatisur rivalët e Real Betis.

Sevilla triumfoi në shifrat 2-0 në takimin e parë të rikthimit të La Liga, duke siguruar 3 pikë që e mbajnë menjeherë pas Barcelonës dhe Realit të Madridit në renditje, me 50 pikë.

Për skuadrën andaluze shënoi Lucas Ocampos në minutën e 56, ndërsa 8 minuta më vonë, Sevilla dyfishoi nëpërmjet Fernandos, duke mbyllur historinë e takimit.

Sot, kampionati spanjoll vijon me ndeshjet Granada-Getafe dhe Valencia-Levante.