Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Sjellje shumë e mirë dhe pendesë për veprën penale”, A2 zbardh vendimin që liroi nga qelia Hekuran Billën

Nga A2 CNN
12 Qershor 2020, 13:36 | Kronikë

A2 ka zbardhur vendimin e Gjykatës së Krujës që ka liruar me kusht Hekuran Billën, i cili u qëllua për vdekje mbrëmjen e së enjtes në afërsi të Komunës së Parisit.

“Hekuran Billa ka manifestuar sjellje dhe qëndrime shumë korrekte në drejtim të respektimit të rregullores së burgut, duke mos patur masë disiplinore. Për sa i takon qëndrimit të tij ndaj veprës penale, ai e pranon atë dhe ndihet i penduar për kryerjen e saj”, lexohet në vendim.

Motivet e ekzekutimit të Hekuran Billës janë ende të paqarta për hetuesit, por dyshimi kryesor mbetet hakmarrja. Kjo për shkak se 40-vjeçari, i njohur edhe me emrin, Herland Bilali në Angli, në vitin 2006 vrau me breshëri në një lokal Prel Markun ndërsa la të plagosur tre persona të tjerë, Petrit Brahon, Agron Gjonin dhe Musa Rrahmanin.

https://a2news.com/2020/06/12/ekzekutimi-i-hekuran-billes-vrasesit-u-kryqezuan-me-mjetin-e-viktimes-u-siguruan-per-eliminimin/

A2 CNN Livestream

Dita jonë