Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Volejbolli “mbledh” rrjetën. Kampionati drejt mbylljes, sezoni i ri në vështirësi

Nga A2 CNN
12 Qershor 2020, 14:35 | Sporte të tjera
Volejbolli “mbledh” rrjetën. Kampionati drejt mbylljes, sezoni

Sezoni i volejbollit në Shqipëri mund të konsiderohet i përfunduar. Në një kohë kur nga Ministria e Shëndetësisë nuk jepet asnjë informacion për vijueshmërinë e kampionateve, e teksa afati i përfundimit sa vjen dhe afrohet, drejtuesit e Federatës Shqiptare të Volejbollit janë detyruar të mbledhin “rrjetën” dhe të mendojnë për sezonin e ardhshëm.

Moslejimi i ndeshjeve në ambiente të mbyllura është absurd për Presidentin Erlind Pëllumbi, në një kohë kur volejbolli është sporti kolektiv me më pak kontakt fizik se kushdo disiplinë tjetër.

Duke i dhënë fund kampionatit, sezoni 2019-2020 nuk do të ketë një skuadër kampione. Në Kupat e Europës gjasat janë që të shkojë ekipi i cili mban vendin e parë me renditjen aktuale. Në asamblenë vjetore të zhvilluar këtë të premte, kryesia e volejbollit shpjegoi ndryshimet që do të ketë volejbolli në të ardhmen. Mbijetesa e rrjetës shqiptare ishte kryefjala e diskutimeve. Vëshitrësitë e mëdha për shkak të krizës nga Covid-19 bënë që të gjitha risitë e parashikuara për sezonin e ri që nis në shtator, të shtyhen për vitin e ardhshëm.

Duke shpresuar që nuk do të ketë prapakthehu pikërisht prej mungesës së financave, volejbolli shqiptar ra dakord për të qëndruar për një vit në vend-numëro. Kjo, për t’i dhënë frymëmarrje klubeve nga situata e krijuar e mbi të gjitha për të garantuar aplikimin e risive të reja prej vitit 2021, në mënyrë që volejbolli në vend të njohë rritje të cilësisë. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani