Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

58 raste të reja në Kosovë, kryeministri i ri paralajmëron rikthim të kufizimeve

Nga A2 CNN
13 Qershor 2020, 11:39 | Kosova
58 raste të reja në Kosovë, kryeministri i ri paralajmëron

Kosova në alarm për rritjen e rasateve me koronavirus. 58 infektime të reja u regjistruan në 24 orët e fundit, duke shtyrë autoritetet të paralajmërojnë më rikthim të masave të izolimit nëse nuk zbatohen rekomandimet e ekspertëve shëndetësorë.

“Sot, nga informatat që kemi marrë nga Instituti, situata është alarmante. Nëse nuk vetëdijesohemi për të respektuar strikt udhëzimet e ekspertëve shëndetësorë, ne jemi të detyruar t’i kthejmë masat që kanë qenë më herët për të mbrojtur jetën e qytetarëve”, u shpreh Avdullah Hoti.

Drejtori i Institutit Kombëtar i Shëndetit Publik, Naser Ramadani, ka thënë se gjatë kësaj jave është shënuar rritje e numrit të rasteve, gjë që, sipas tij, është shqetësuese. Siç thuhet, gjatë ditëve të fundit ka shfaqje të infektimeve mes punonjësve të institucioneve, si posta, korporata energjetike e Kosovës, galeria e arteve, institucioneve bankare, shëndetësore, kompani tregtare dhe biznese private. Ramadani njoftoi se instituti, së bashku me ministrinë e shëndetësisë kanë hartuar një fletëpalosje me udhëzime se si duhet të sillen biznese të ndryshme dhe qytetarët për të mos e përhapur më tej koronavirusin. Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë shkon1,384, ndërsa viktimat janë 31. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani