Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Elbasan, grumbuj me mbetje në rrugët e qytetit

Nga A2 CNN
14 Qershor 2020, 10:08 | Aktualitet
Elbasan, grumbuj me mbetje në rrugët e qytetit

Mbetje inertesh, kartona, apo dhe mbetje të pastrimit të kopshteve nga barërat i gjen rëndom të hedhura pranë kazaneve të mbeturinave urbane në qytetin e Elbasanit.

Pamje të tilla janë thuajse të përditshme pranë institucioneve shtetërore dhe vendeve të autorizuara nga bashkia për të ushtruar shitjen e produkteve ushqimore. Kjo situatë bën që edhe qytetarët të abuzojnë duke hedhur mbeturinat jashtë kazanëve.

Këto mbeturina mbesin atje për ditë të tëra, pasi firma pastruese e qytetit bën vetëm pastrimin e kazanëve.

Kjo situatë pranohet edhe nga bashkia, e cila u apelon qytetarëve dhe bizneseve të jenë më të ndërgjegjshëm, pasi në të kundërt do të ketë sanksione ligjore.

Ndërkohë, ka edhe nga ata që edhe pse marrin mundimin t’i hedhin mbetjet inerte apo ambalazhimet e biznesit të tyre jashtë qytetit, nuk i çojnë në vendet e përcaktuara, por i lënë ato buzë Lumit Shkumbin. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë