Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kush komandon në Penian? Motra e liderit suprem: Seuli është armiku, të prishim marrëdhëniet

Nga A2 CNN
14 Qershor 2020, 21:59 | Bota

Në piramidën e pushtetit të Penianit, ku rrëzimet janë të shpeshta dhe dramatike, duket sikur ka një siguri të vetme. Pas Kim Jong-Un, komandon vetëm e motra.

Këtë e tregon deklarata e saj e fundit, e konfirmuar nga agjencia shtetërore e Penianit, ku Kim Jo-jong akuzon Korenë e jugut me tone të ashpra, që kujtojnë periudhën më të tensionuar midis dy vendeve të ndara prej dekadash. Ajo e cilësoi Seulin si “armik”, pas hedhjes së fletushkave antiregjim nga ana e disa aktivistëve të jugut.

 “Mendoj se ka ardhur koha që të prishim marrëdhëniet me autoritetet koreano-jugore. Së shpejti do të kemi zhvillime”, tha ajo duke shtuar se “duke ushtruar autoritetin e dhënë nga lideri suprem, i kam dhënë urdhër departamentit përgjegjës për marrëdhëniet me armikun që të fillojë aksionet, dhe një urdhër i tillë i është dhënë edhe shtabit të përgjithshëm”.

Se ku do të përqendrohen veprimet e Penianit nuk bëhet e ditur, por analistët mendojnë se mund të fokusohen te zyra ndërlidhëse midis dy vendeve, që ndodhet në qytetin kufitar të Kaesong.

Seuli reagoi me alarm, duke mbledhur urgjentisht ministrat  e brendshëm të Mbrojtjes dhe atë të Jashtëm, duke i kërkuar moderim Penianit, por edhe duke u deklaruar “të gatshëm për çdo skenar”.

https://a2news.com/2020/05/24/rishfaqet-kim-jong-un-mbledh-ushtaraket-e-larte-per-kapacitetet-nukleare/

Kim Jo-jong, vetëm 4 vjet më e vogël se vëllai 36-vjeçar, duket sikur është shndërruar në këshilltaren më të besuar të liderit suprem të Koresë së veriut. Ashtu si për të vëllain, pamjet e tregojnë shpesh herë të buzëqeshur,  por portreti i saj nuk tregon rolin që ka në regjimin më të mbyllur të planetit.

Formalisht ajo mban postin e zëvendës drejtoreshës së zyrës së Agjitacionit dhe Propagandës, sektori më i ashpër kundër disidentëve ose thjesht personave që mund të kenë zbehur kultin e individit të Kim Jong Un.  Bashkë me vëllain më të madh, edhe ajo ka studiuar në Zvicër, dhe lideri suprem e përdor shpesh në marrëdhëniet ndërkombëtare, ku roli më i rëndësishëm ka qenë kreu i delegacionit të Lojërave Olimpike Dimërore në 2018. Por sot ajo, një nga dy gratë e vetme në Politburo, përfaqëson shumë më shumë.

https://a2news.com/2020/04/24/miti-i-diktatorit-koreano-verior-nje-nga-simbolet-e-demokracise-perendimore/

Gjatë zhdukjes së vëllait, disa javë më parë, ku burimet folën për një gjendje të rënduar shëndetësore të liderit aziatik, emri më i sigurt si pasuesja e tij ishte pikërisht Kim Jo-jong.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani