Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Barbra Streisand i dhuron aksionet e “Disney” vajzës së George Floyd

Nga A2 CNN
15 Qershor 2020, 11:23 | Showbiz
Barbra Streisand i dhuron aksionet e “Disney” vajzës së

Pasi Kanye West caktoi një fond që do të mbulojë të gjitha shpenzimet e studimit, Gianna Floyd, vajza e Goerge Floyd, mori një dhuratë speciale nga Barbra Streisand, që e kthen tashmë në një aksionere të “Disney”.

Në një foto të publikuar në Instagram, vajza 6-vjeçare falënderon legjendën e Hollywood për dhuratën e saj bujare dhe dy albumet që i kishte dërguar.

“Faleminderit @barbrastreisand për paketën e dhuruar, tashmë jam aksionere e Disney falë teje”, shkruan vogëlushja në rrjetet sociale. Nuk dihet saktësisht se sa aksione Streisand i ka dhuruar Gianna-s, por të dhënat zyrtarë flasin se 1 prej tyre aktualisht vlen në bursë 115 dollarë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë