Garancia sovrane, vonesa në zbatim, vetëm 3 kërkesa të miratuara

Publikuar më: 15/6/2020, ora 16:17
garancia sovrane 1024x536

Garancia sovrane, vonesa në zbatim, vetëm 3 kërkesa të miratuara

Publikuar më: 15/6/2020, ora 16:17

Ndërsa garancia e parë sovrane nuk është aksesuar e plotë, kredia për garancinë e dytë për likuiditet po has vonesa në zbatim. Burime nga sistemi bankar bëjnë të ditur për A2 se marrëveshja me Ministrinë e Financave është lidhur me vetëm 9 banka, ndërsa me 3 të tjera është në proces. Deri më tani kanë aplikuar për këtë instrument 30 kompani, nga të cilat janë miratuar vetëm 3 kërkesa me vlerë totale 900 mijë euro.

Ndërkaq, për ekspertin e ekonomisë, Ilir Ciko, mbulimi i interesave në masën 60% nga shteti për përfitimin e huas është e pamjaftueshme për bizneset.  

“Në rastin e paketës së dytë funksioni nuk është për të ndihmuar personat e mbetur të papunë, por shërben si një stimul ekonomik për bizneset që kanë bllokuar aktivitetin. Rezultatet do të jenë të ndryshme. Është e pamjaftueshme. Në rastin e paketës së dytë, ku shteti mbulon vetëm kolateralin si garanci. Ky nuk është kusht i mjaftueshëm për të marrë një kredi nga sistemi bankar”, tha Ciko në A2 Business.