Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Koronavirusi, mbyllet çerdhja nr.16 në ish-Bllok

Nga A2 CNN
15 Qershor 2020, 17:01 | Aktualitet
Koronavirusi, mbyllet çerdhja nr.16 në ish-Bllok

Çerdhja numër 16 në ish-Bllok është mbyllur me urgjencë këtë të hënë. Burime për A2 bëjnë të ditur se prindërit janë njoftuar që të marrin fëmijët e tyre dhe për 14 ditët e ardhshme nuk do të mund t’i çojnë më aty.

Dyshimet janë se një ose më shumë edukatore kanë dalë pozitive me Covid-19 dhe për këtë arsye, i gjithë stafi i çerdhes do të qëndrojë në karantinë prej 14 ditësh nëpër banesat e tyre.

Lajmi konfirmohet edhe nga zyrtarë të Bashkisë Tiranë, por nuk bëhet e ditur se kush dhe sa persona kanë rezultuar pozitiv, pasi kjo është kompetencë e personelit shëndetësor që merret me gjurmimin e rasteve.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani