Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Maqedonia e Veriut vijon të mos ketë qetësi nga koronavirusi

Nga A2 CNN
15 Qershor 2020, 08:24 | Ballkani
Maqedonia e Veriut vijon të mos ketë qetësi nga koronavirusi

Maqedonia e Veriut raportoi 9 viktima dhe 162 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit.

Shkupi vijon të jetë qyteti me më shumë raste, ndërsa një zyrtar i komunës së Strugës, i konfirmuar me koronavirus, bëri që institucioni të mbyllej dhe punonjësit e tjerë të vendoseshin në vetë-izolim.

Pas vendimit për të mos zgjatur gjendjen e emergjencës, qeveria e Shkupit hapi kufijtë tokësorë dhe ajrorë për udhëtarët e tranzitit.

Në mënyrë që t’u mundësohet kalimi tranzit, udhëtarët duhet të tregojnë përmes një deklarate me shkrim se ku po shkojnë dhe nuk duhet të qëndrojnë në Maqedoni të Veriut për më shumë se 5 orë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani