Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Nisma për lista të hapura, Lefter Koka ka firmosur dhe për heqje koalicionesh

Nga A2 CNN
15 Qershor 2020, 16:10 | Politikë
Nisma për lista të hapura, Lefter Koka ka firmosur dhe për heqje

Pasditen e së premtes opozita parlamentare kishte shënuar një kthesë nga mesdita, teksa mbështeti vetëm rishikimin e Kushtetutës për listat e hapura të kandidatëve për deputetë dhe u tërhoq nga amendamenti për heqjen e koalicioneve dhe ai për vendosjen e pragut elektoral prej 5% për hyrjen në Kuvend.

Por ndryshe nga sa deklaroi Myslym Murrizi pasditen e mbledhjes së firmave, deputeti Lefter Koka thotë se firma e tij e sotme është edhe për listat e hapura edhe për heqjen e koalicioneve parazgjedhore. Madje duket se më së shumti Koka mbështet heqjen e koalicioneve për të forcuar pikërisht partitë e mëdha.

“Deputetë pa vota dhe parti pa elektorat kemi pasur me bollëk prej 3 dekadash në Parlament, që mblidhen si miza pas mjaltit të pushtetit, që i ofrojnë partitë e mëdha. Mendoj se sot më shumë se kurrë është koha që peshoren elektorale si për individët apo partitë, ta përcaktojë populli dhe jo dëshirat dhe marrëveshjet e fshehura të partive të mëdha”, shprehet Koka.

Ai uron që socialistët të dalin hapur në mbështetje të kësaj reforme reale dhe jo të kërkojnë vota për një marrëveshje që, sipas tij, nuk sjell asgjë të re. Sipas Kokës populli nuk duhet të vazhdojë të votojë lista 100% të mbyllura dhe koalicione si kuti të skaduara sardelesh.

Një ditë më parë socialisti Adnor Shameti mbështeti nismën e opozitës në Parlament, ndërsa dy deputetë të opozitës nga Balli Kombëtar Demokrat kanë protokolluar tërheqjen e firmave të tyre. Opozita pretendon se ka më shumë se 28 firmat e nevojshme për dërgimin e nismës në Kuvend.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu