Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Pandemia në Maqedoninë e Veriut, 103 raste të reja dhe 5 viktima në 24 orët e fundit

Nga A2 CNN
15 Qershor 2020, 16:15 | Ballkani
Pandemia në Maqedoninë e Veriut, 103 raste të reja dhe 5 viktima

Maqedonia e Veriut raporton 103 raste të reja me koronavirus në 24 orë dhe 5 viktima. Ata që ndërruan jetë ishin të moshës nga 45 deri në 80 vjeç.

Shifrat ditore janë në ulje krahasuar me një ditë më parë, por gjithsesi mbeten të larta dhe shqetësuese për autoritetet shëndetësore.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shëruar dhe 13 pacientë.

Në total, që prej shpërthimit të pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë prekur më shumë se 4 100 persona dhe kanë humbur jetën 193 vetë. Numri i rasteve aktive është mbi 2200. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu