2 miliardë euro dëm nga abuzimi me paratë publike, eksperti: Mungon bashkëpunimi institucional

Publikuar më: 16/6/2020, ora 20:56

2 miliardë euro dëm nga abuzimi me paratë publike, eksperti: Mungon bashkëpunimi institucional

Publikuar më: 16/6/2020, ora 20:56

Abuzimi me paranë publike është një fenomen ende shumë i përhapur në institucionet shtetërore, pavarësisht rrezikut të auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Ky institucion ka zbuluar vetëm 5 vitet e fundit një dëm ekonomik në vlerën e rreth 2 miliardë eurove, që vijnë si rezultat i shkeljeve të ndryshme.

Sipas Azmi Stringës, ish-drejtor pranë KLSH, situata është veçanërisht problematike për shkak të institucioneve që nuk zbatojnë rekomandimet dhe Prokurorisë që nuk arrin t’i shkojë deri në fund çështjeve të kallëzimeve penale.

Edhe vetë institucioni i KLSH duhet të ndërmarrë një reformë, sipas Stringës, në mënyrë që të garantohen standardet e auditimit dhe të forcohet llogaridhënia.