Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Ekskluzive/ Policia nis operacionin, kultivuesit zhdukin hashashin

Nga A2 CNN
16 Qershor 2020, 16:28 | Kronikë
Ekskluzive/ Policia nis operacionin, kultivuesit zhdukin hashashin

Në një kohë që Prokuroria e Përgjithshme thotë në raportin e saj se gjatë 2019 u dyfishua mbjellja e kanabisit, ndërsa policia pretendon se arreston autorë, por i sheh ata të lirë, historia në terren është krejt ndryshe.

Lugina është perfekte për mbjelljen e hashashit, ndërsa nuk ka fushëpamje të fshatit dhe mbulohet nga kodra të pyllëzuara. Ndonëse në pranga ranë 8 persona, mes tyre dhe kryeplaku i fshatit për mosdenoncim të rastit, prokuroria dyshon se kemi të bëjmë me dekonspirim të operacionit.

Burime pranë organit të akuzës bëjnë me dije se në pyetje pritet të merren dhe efektivë të komisariatit nr. 6, të cilët kanë pasur dijeni për parcelën e mbjellë. Për këtë, nisi hetimet dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Nga ana tjetër, gjetja e parcelave me hashash fare pranë Tiranës ka vënë në lëvizje dhe Drejtorinë e Policisë.

Që në orët e para të mëngjesit, zv.drejtori i Policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu, ishte në Komisariatin nr. 6 pak para se të niste aksioni për kontrollin e territorit.

Vetëm gjatë javës së fundit, policia ka shtuar kontrollet nga terreni në zonat e Kasharit, Ndroqit, por edhe Pezës.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani