Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Mbesa zbulon sekretet e errëta të Donald Trump

Nga A2 CNN
16 Qershor 2020, 13:05 | Bota
Mbesa zbulon sekretet e errëta të Donald Trump

Një muaj para se të pranojë nominimin republikan për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, një libër me detaje dramatike dhe pikante mbi presidentin amerikan Donald Trump pritet të dalë në treg.

Informacionet këtë herë vijnë nga goja e një familjareje të tij, mbesës së vetme Mary Trump. Siç bëri të ditur shtëpia botuese “Simon and Schuster”, libri do të titullohet “Shumë dhe kurrë mjaftueshëm; si e krijoi familja ime njeriun më të rrezikshëm të botës”.

Botuesit e përshkruajnë librin si një portret zbulues dhe autoritar të Donald Trumpit dhe familjes së tij toksike. Vajza e vëllait të presidentit, Fred Trump JR, me profesion psikologe, hedh dritë mbi sekretet e errëta të historisë familjare, duke përshkruar traumat, marrëdhëniet shkatërruese dhe ndërthurjen e neglizhencës me abuzimet. Në librin autobiografik, 55-vjeçarja fajëson kreun e Shtëpisë së Bardhë për vdekjen e babait, si pasojë e një infarkti në moshën 43-vjeçare, pas një beteje të gjatë me alkoolizmin.

Mary rrëfen gjithashtu se kishte qenë ajo qenë 2018-n, i kishte ofruar “New York Times”-it, të dhënat fiskale të Trump për reportazhin që i dhuroi medias çmimin Pulitzer. Ditën e zgjedhjes së xhaxhait president, psikologia e quan si më të keqen e jetës së saj, ndërsa ja atribuon fitoren, faktit se amerikanët janë një popull egoist që nuk shohin përtej interesave të tyre, siç shprehet.

A2 CNN Livestream

Dita jonë