Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Ngërçi në KLSH, jurist apo ekonomist, si duhet të jetë kryetari i ri?

Nga A2 CNN
16 Qershor 2020, 21:05 | Ekonomi

Jurist apo ekonomist, si duhet të jetë kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit? Ligji përcakton se kreu i këtij institucioni duhet të ketë mbaruar arsimin e lartë në ekonomi, financë apo në drejtësi, por duhet të ketë edhe eksperiencë në çështjet ekonomike.

Për ekspertin Fatos Çoçoli, ky institucion i rëndësishëm që menaxhon përdorimin e parasë publike duhet të drejtohet nga një ekonomist.

Fatos Çoçoli, Jordan Daci të ftuar në "A2 Business" me Aurora Sulçe

 “Çështja financiare ka të bëj me mënyrën sesi dikush e koncepton menaxhimin me efektivitet të parave të gjithsecilit që futen në buxhetin e shtetit. Të gjitha këto kanë nevojë për "know how" në fushën e financave publike”, tha ai në “A2 Business”.

Njohuritë ekonomike janë të rëndësishme edhe për ekspertin e çështjeve ligjore Jordan Daci, por sipas tij këtë detyrë mund ta mbajë edhe një jurist që njeh mirë ekonominë.

 “Padyshim që edhe një jurist mund ta bëj perfekt detyrën. Një jurist që ka punuar në institucionet e larta ku janë bërë politika financiare”, mendon Daci.  

Aktualisht postin e kryetarit të KLSH e mban Bujar Leskaj, teksa presidenti ka propozuar 4 kandidatura, tri prej të cilave janë rrëzuar nga mazhoranca dhe një është ende në diskutim.

A2 CNN Livestream

Dita jonë