Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Pavarësisht pandemisë, Shqipëria dërgon dy kontingjente me ushtarë në Afganistan

Nga A2 CNN
16 Qershor 2020, 10:38 | Aktualitet

Një ditë më parë janë nisur drejt Afganistanit dy kontingjente me ushtarë për në misionin “Resolute Support”.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, me anë të një postimi në Facebook.

“Detyrimet e Shqipërisë ?? ndaj NATO-s vijojnë pavarësisht pandemisë. Dje përcollëm dy kontingjente për në misionin “Resolute Support” në Afganistan. Kontingjenti i Forcave Speciale do të vijojë shërbimin delikat në Bagram, ndërsa trupat e batalionit të III të këmbësorisë do të shërbejnë në Aeroportin e Kabulit. Suksese djema dhe u kthefshi shëndoshë e mirë”, shkruan ministrja, ndërsa bashkëngjitur ka ndarë edhe disa foto.

A2 CNN Livestream

Dita jonë