Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Pengmarrja e Jan Prengës, arrestohet në Poloni i dyshuari Gentian Bleta

Nga A2 CNN
16 Qershor 2020, 15:26 | Kronikë
Pengmarrja e Jan Prengës, arrestohet në Poloni i dyshuari Gentian

Gjashtë muaj pas pengmarrjes së Jan Prengës në Kamëz, ndalohet në Poloni një nga të dyshuarit si autorë të ngjarjes.

Interpol Tirana është informuar për arrestimin e të shpallurit në kërkim Marti (Gentian) Bleta. Sipas burimeve, kjo zyrë po shkëmben informacionin e nevojshëm me palën tjetër, përfshi edhe shenjat e gishtërinjve, për të provuar nëse personi i ndaluar është i dyshuari i drejtësisë shqiptare.

Jan Prenga u mor peng më 17 janar në Kamëz, për shkak të konflikteve të vëllait të tij në Angli për një sasi prej 260 kg kokainë.

Ai është dërguar në kompleksin e familjes Hajri në Shijak, ku dyshohet se ka ndërruar jetë për shkak të dhunës dhe më pas është zhdukur nga rrëmbyesit. Për ngjarjen janë arrestuar në vend 6 persona dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli