Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Sekuestrimi i eurove në Durrës, jepet masa për shoferin, publikohen të tjera detaje

Nga A2 CNN
16 Qershor 2020, 14:09 | Kronikë
Sekuestrimi i eurove në Durrës, jepet masa për shoferin,

Gjykata e Durrësit ka vlerësuar si të ligjshëm arrestin e shoferit të kamionit, ku u kapën eurot dy ditë më parë, duke vendosur si masë shtrënguese "arrest me burg pa afat". Ndërkohë, të tjera detaje dalin nga dosja hetimore, që vijojnë hetimin edhe të personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se skema e përdorur është skemë e pastër e pastrimit të parave në vendin tonë, duke përdorur si pikë transiti pikën kufitare të Durrësit dhe duke tentuar më pas futjen e shumës monetare në  vendin tonë. Burime shtojnë se drejtuesi i mjetit nuk ka pranuar të ketë dijeni mbi eurot e konstatuar në mjetin me targa TR 2046 U, e ndarë në 5 thasë dhe të fshehura në një pjesë të përshtatur posaçërisht.

Në deklarimet paraprake, shoferi ka pohuar se shumën monetare e ka gjetur, ndërsa nuk ka pranuar të japë sqarime të mëtejshme mbi origjinën apo destinacionin e eurove.

Materialet e fasonerisë, shoferi i ka ngarkuar në Bari të Italisë dhe ka vijuar më pas udhëtimin drejt vendit tonë me tragetin e linjës. Nga hetimet, në subjektin ku shoferi ishte i punësuar, nuk janë konstatuar lidhje të mundshme me shumën e kapur në kamion, ndërsa organi i akuzës pritet të dërgojë  letër-rekomande autoriteteve italiane për itinerarin e shoferit dhe mënyrën sesi ky i fundit i ka shpëtuar kontrolleve në Portin e Barit. Pjesë e hetimit janë, po ashtu dhe tabulatet, telefonike të celularit të shoferit, për të çuar grupin hetimor drejt zbardhjes se detajeve të kësaj ngjarjeje.

A2 CNN Livestream

Dita jonë