Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Majmuni i alkoolizuar vret një person dhe plagos 250 të tjerë, dënohet me burgim të përjetshëm

Nga A2 CNN
18 Qershor 2020, 18:56 | Lifestyle
Majmuni i alkoolizuar vret një person dhe plagos 250 të tjerë,

Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Indi. Një majmun i alkoolizuar ka vrarë një person dhe ka plagosur 250 të tjerë pasi u tërbua kur i mbaroi furnizimi me pije.

Majmuni i njohur me emrin Kalua ishte kafsha shtëpiake e një shtrigani, i cili i jepte të pinte pije alkoolike. Kur pronari i tij vdiq, kafsha nuk kishte më për të pirë dhe nisi të dilte rrugëve i tërbuar.

Kalua sulmonte gratë, vajzat dhe fëmijët në veçanti, duke bërë që shumë prej tyre të kishin nevojë për ndërhyrje plastike, pasi majmuni i kafshonte në fytyrë. Një prej të plagosurve humbi jetën.

Sipas IANS, kafsha është kapur dhe do të mbahet përjetë i mbyllur në një kopsht zoologjik, larg majmunëve të tjerë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani