Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Pas Twitter, tani është Facebook që censuron postimet e mbështetësve të Trump, “shfaqën simbolin nazist”

Nga A2 CNN
18 Qershor 2020, 22:32 | Bota

Një tjetër betejë për presidentin e SHBA Donald Trump  me rrjetet sociale. Pas polemikave të drejtpërdrejta me Twitter, tashmë Trump duhet të përballet edhe me Facebook.

Rrjeti social ka vendosur të bllokojë një reklamë zgjedhore të fushatës së presidentit , ku ndër mesazhet e tjera dilte edhe një simbol që nuk i ka shpëtuar syrit të kritikëve të tij.

Bëhet fjalë për një trekëndësh të kuq, të përmbysur. Sipas denoncimeve të shumta, simboli është përdorur nga regjimi nazist për të identifikuar divizat e të burgosurve në kampin famëkeq të Aushvicit, ku trekëndëshi i kuq përfaqësonte kategorinë kundërshtarëve politikë.

Mesazhi elektoral ka qarkulluar edhe në faqet zyrtare të mbështetësve të Trump, si “Team Trump”, ku sulmoheshin grupe të të majtës radikale të përfshira në valën e protestave të këtyre javëve.

https://a2news.com/2020/05/27/twitter-shuplake-trumpit-i-korrigjon-postimet-sepse-mund-te-jene-keqinformuese/

Ky asociacion i simbolit me sulmet politike ka bërë të reagojë rrjetin social të drejtuar nga Mark Zuckenberg, i cili ka bllokuar postimin për shkelje të rregullores që përjashton mesazhet që nxisin urrejtjen”.

https://a2news.com/2020/05/27/perplasja-me-twitter-trump-kercenon-te-mbylle-rrjetet-sociale/

Por përgjegjësit e fushatës së presidentit amerikan e kanë përjashtuar këtë mundësi, duke thënë se në të vërtetë simboli është përdorur pikërisht nga grupe të majta, si ajo e njohur si ANFIFA, dhe se nuk kishte asnjë vullnet për të çuar pas memorien në një nga periudhat më të errëta të njerëzimit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë